Udhëheqësit e BE-së dhe Ballkanit Perëndimor do të takohen sot në Bruksel. Takimi do të shërbejë si një mundësi për të ndjekur momentin e ri për partneritetin strategjik midis Bashkimit Evropian dhe Ballkanit Perëndimor, duke përfshirë një reflektim se si të thellohet ky partneritet drejt një të ardhmeje të përbashkët në Bashkimin Evropian.
Temat kryesore të diskutimit pritet të jenë integrimi në BE i Ballkanit Perëndimor përmes planit të rritjes. Thellimi i angazhimit politik të BE-së me Ballkanin Perëndimor në politikën e jashtme dhe të sigurisë.
Ndërtimin e një themeli ekonomik për të ardhmen dhe zbutjen e ndikimit të luftës së agresionit të Rusisë kundër Ukrainës. Bashkëpunimi në menaxhimin e migracionit dhe luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar
Samiti do të kryesohet nga Presidenti António Costa , për herë të parë në cilësinë e tij si President i Këshillit Evropian.
Në fund të samitit pritet të ketë edhe një konferencë nga Ursula Vonder Layen dhe President i Këshillit Evropian.
Klan News