Gjendje e jashtëzakonshme në qytetin Anapa të Rusisë

Në qytetin turistik të Anapës është shpallur gjendja e jashtëzakonshme pas derdhjes së naftës nga dy cisterna. 267 persona dhe 50 pajisje po merren me pastrimin e vijës bregdetarë të qytetit rus dhe rajonit Temryuk.

Përveç punonjësve të Ministrisë së Emergjencave, në pastrimin e bregut të detit nga fshati Volna deri në Anapa u përfshinë edhe vullnetarë.

Banorët dhe pushuesit vendas ishin dëshmitarë të kësaj fatkeqësie mjedisore, e cila tejkaloi të gjitha parashikimet.

Videot e marra nga dëshmitarët tregojnë se si nafta ka pushtuar një pjesë të madhe të zonës bregdetare, duke e bërë të vështirë hyrjen në det.

Dy cisterna me gjithsej nëntë mijë ton naftë, u fundosën në Detin e Zi për shkak të motit të keq. Incidenti ndodhi ngushticën Kerç, e cila ndan Rusinë nga Krimea, gadishulli ukrainas i aneksuar ilegalisht nga Moska në 2014.

Klan News

Lexo gjithashtu
Total
0
Share