Aksionet policore/ Lufta kundër krimit dhe korrupsionit të jetë prioritet për Qeverinë

Aksionet e fundit të MPB dhe qasja e kësaj qeverie ndaj shqiptarëve, për politologun Valon Bela  VMRO –DPMNE –në nuk e dallon nga ajo parti që ishe në të kaluaruan, sipas Belës, kjo parti në fillim është dashur të pastron radhët e veta e më pas të  merret me akuza ndaj ish-qeveritarëve.

“Luftimi i korrupsionit fillon kur t’I fillon nga radhët e tua e jo nga opozita. Kjo qeveri ka ministra me diploma false, me dokumente të dyshimta, ndaj kjo qeveri duhet të merret me ministrat e saj, e jo të gjuhet direkt ndaj ish-funksionarëve. VMRO po tenton të poentojë se sikur po luftojnë krimin e tashmë edhe terrorizmin, këto emra që po akuzohen duhet të prezumojnë pafajsinë e tyrë. VMRO ka një histori plot me skandale, është kopje e VMRO-së së vjetër” – tha Valon Bela.

Për analistin  politik Xhenur Iseni aksionet e fundit të MPB nuk kanë karakter etnik, por luftë kundër krimit dhe korrupsionit.

“Nuk mund unë të pajtohem me narrativën e opozitës që thotë se aksionet policore kanë karakter etnik. Jo, nuk kanë, sepse më herët janë arrëstu edhe maqedonas dhe jo vetëm shqiptarë. Unë dua të besoj që kjo qeveri do të punoj kundër krimit të organizuar sepse një ndër premtimet e kësaj qeveria ishte luftimi i krimit dhe korrupsionit”, tha Iseni.

Analisti Ilir Luma vlerson se nuk janë të mjaftueshme vetëm reformat në gjyqësor por duhet një revolucion gjithëpërfshirës.

“Gjyqësori është par reforma ai do revolucion jo vetëm reforma. Amerikanët me këto veprime tërhekin vërejtje ndaj Mickoskit që të ketë kujdes, sepse këto procedura do të vazhdojnë edhe më tej. DASH nuk merret me individët por me institucionet, sepse duket se diçka sikur nuk po funksionon”, tha Luma.

Analisti politik Qenan Aliu tha se nëse ish-zëvendëskryeministri i parë, Artan Grubi dëshmon pafajsinë e tij, ai munt ë kthehet në skenën politike edhe më i fuqishëm se sa që ishte.

“Deri sa të ketë vendim të prerë të gjykatës se këto mund të kthehn me të fuqishëm  nëse e dëshmojnë të kundërtën Grubi mund të ktheht më I fuqishëm por duhet të dëshmon të kundërtën  por duhet ta provoj me fakte të kundërtën që ka bërë DASH amerikan” – tha Qenan Aliu.

Aliu shtoi se lufta ndaj krimit dhe korrupsionit në vend duhet të jetë prioritet për qeverinë,  pasi sipas tij, RMV është shtet i vogël për të pasur kaq shumë grupe kriminale dhe ndikim ne proceset gjyqësore.  Ndërkaq, sa I përket listës së zezë  politologu Valon Bela tha se Lista e zezë amerikane nuk do të mbyllet me Artan Grubin, por pjesë e saj do të jenë edhe emra nga liderët e VLEN-it. /tvklan.mk/

Lexo gjithashtu
Total
0
Share