“Miqtë e Ballkanit Perëndimor” letër BE-së: “Është koha për afate kohore për integrimin evropian”

Ministrat e jashtëm të Austrisë, Kroacisë, Republikës Çeke, Greqisë, Italisë, Sllovakisë dhe Sllovenisë, të mbledhur në grupin Miqtë e Ballkanit Perëndimor, i kanë dërguar një letër shefes së re të diplomacisë evropiane, Kaja Callas dhe komisioneres për zgjerim, Marta Kos, në të cilin theksojnë se është koha për progres vendimtar në integrimin e Ballkanit Perëndimor në BE. Ata kërkojnë vendosjen e një kornizë kohore të qartë për integrimin gradual në tregun e përbashkët, si dhe në politikat e tjera të BE-së.

 “Ballkani Perëndimor do të jetë një lakmus gjeostrategjik për Bashkimin Evropian. Vetëm duke e integruar këtë rajon në familjen tonë të BE-së, ne mund të sigurojmë stabilitetin dhe prosperitetin e kontinentit tonë”, thuhet në kumtesë. 

Ata mbështesin plotësisht faktin që Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen e ngarkoi komisioneren e re Marta Kos për të çuar përpara procesin e zgjerimit në vitet e ardhshme kritike, për integrimin gradual të rajonit tonë.

Ne do të vazhdojmë të mbështesim një proces zgjerimi edhe më dinamik, të besueshëm dhe efektiv. Ka ardhur koha për përparim vendimtar dhe ne do të vazhdojmë të ndihmojmë rajonin që të arrijë hapat e ardhshëm thelbësorë në rrugën e tij drejt pranimit në BE”, shkruhet ndër të tjera. 

Miqtë e Ballkanit Perëndimor inkurajojnë partnerët nga Ballkani Perëndimor që të përshpejtojnë reformat e nevojshme, të angazhohen në bashkëpunimin rajonal, të nxisin marrëdhëniet e mira fqinjësore përmes pajtimit dhe zgjidhjes së çështjeve të hapura.

Sipas tyre kryediplomatët nga Ballkani Perëndimor duhet që të ftohen në takimet e Këshillit të ministrave për Punët e Jashtme të BE-së.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share