Shporta e Vitit të ri/ Marketet me çmime të ndryshme, e përgjysmuar masa e Qeverisë!

”Fushata e Qeverisë “Më pak harxhime më shumë për ty”, si duket nuk vlen per disa markete, nga ato të cilet vizituam vazhdojne që ne disa produkte të shumta mbase,  të mbetet çmimi i vjetër”.

Disa ditë para hyrjes në fuqi të masës qeveritare “Shporta e Vitit të Ri”, Klan Maqedoni vizitoi një market për të parë çmimet e produkteve dhe nëse me nisjen zyrtare të masës do të pësojnë ndryshime.

Disa nga produktet të cilat përfshihen në këtë shportë, janë buka dhe drithërat, mishi dhe produktet e mishit, peshqit, qumështi, pije alkoloolike dhe jo alkoloolike e të ngjashme. Por, nuk kishte ndonjë ndryshim të çmimeve.

Edhe pse nga Inspektorati Shtetëror i Tregut pohojnë se janë vërejtur lëshime të vogla, Klan Maqedoni pyeti këtë inspektorat nëse janë konstatuar parregullsi në terren, por deri në këto momente nuk ka ndonjë përgjigje.

Qeveria dhe LSDM-ja me qëndrime diametralisht të kundërta rreth efikasitetit eventual të shportës. Socialdemokratët akuzojnë se tregtarët tashmë kanë ngritur çmimet dhe kjo masë nuk do të ketë efekte.

“Qeveria e Mickoskit u la kohë tregtarëve që të rrisin çmimet. Këtë përveç që e dijnë qytetarët konfirmohet edhe nga të dhënat zyrtare të ESHS-së. Inflacioni në nëntor është rritur dhe është 4.3% kurse rritja është si rezultat i rritjes së harxhimeve jetësore ër 2.1%” – tha LSDM.

Ministri I Ekonomisë, Besar Durmishi, njoftoi se numri I produkteve të Shportës së Vitit të Ri, ka mbërritur në 1.036, por lista nuk është mbyllur.

Në këtë aksion deri tani janë kyçur 90 prodhues dhe distributor, kurse produktet me çmime më të lira, nga dje, qytetarët mund t`i marrin në 38 zinxhirë të marketeve. /tvklan.mk/

Lexo gjithashtu
Total
0
Share