Rasti Vanja/ Dyshime nëse është thirrur në telefonin e Vanjës nga numri i vëllaut të Pançes

Me marrjen në pyetje të dëshmitarëve para gjykatës ka vazhduar procesi gjyqësor për rastin e vrasjes së Vanjës. I pari sot dëshmoi Elvis Ibrahim, inspektor i lartë i stacionit policor të Çairit, i cili më 3 dhjetor të vitit të kaluar ishte një nga policët e pranishëm që bastisi shtëpinë e vëllait të dyshuarit të parë Pallcos, Blazhe Palevskit.

Nga telefoni i tij ka rezultuar se i është telefonuar të ndjerës Vanja derisa policia kishte kryer bastisjen në shtëpinë e tij, por dëshmitari, Ibrahimi, tha se gjatë kontrollit nuk ka vërejtur që ndonjë nga familjarët ka tentuar të përdorë telefonin dhe këtë nuk e ka bërë askush as nga pjesëtarët e policisë.

“Nga kontrolli në ambientet e një shtëpie, morëm një laptop, një tablet dhe një iPhone 6. I kemi dorëzuar për hetime të mëtejshme për nevojat e kolegëve të Krimeve të Gjakut. Bastisja ka qenë rreth orës 20:30, është angazhuar avokati Blazhe Palevskit, i cili ka marrë pjesë në të gjithë bastisjen. Është bërë kontrolli, sendet që përmenda janë sekuestruar. Në shtëpi ishin vëllai, gruaja, nëna e tij. Kërkimet përfunduan rreth orës 22:30 minuta”, tha dëshmitari Elvis Ibrahim.
Palevski pyeti inspektorin nëse dikush ka thirrur në telefonin e Vanjës derisa është kryer bastisja” – tha Elvis Ibrahimi.

Në kontroll u sekuestruan vetëm telefonat e listuar. Telefonat e shtëpisë ishin para nesh dhe teksa ai po fliste me avokatin po ndodhej përballë nesh. Nuk janë konfiskuar, janë kontrolluar para nesh”- tha Ibrahimi.
Avokati mbrojtës i të dyshuarit të parë thotë se dëshmitari i ka dhënë gjykatës të dhëna të rreme, gjegjësisht nuk ka thënë të vërtetën.

Edhe dëshmitari Todorce Georgievski, punonjës i Njësitit për krime ekonomike dhe kompjuterike, tha se nuk ka vërejtur se dikush ka thirrur Vanjën derisa po bëhej bastisje tek vëllai i të akuzuarit të parë Ljupço Palevski, Blazhe Palevski.
Nga ana tjetër dëshmitari Goce Trajkovski, i cili është një nga dëshmitarët kryesorë për vrasjen e Vanjës dhe Pançes, vazhdon të jetë i pakapshëm për policinë. Prokurori në seancën e sotme theksoi se nga MPB-ja kanë marrë informacione se Trajkovski nuk është gjetur në adresën e tij të banimit.

Gjykatësi Ivica Stefanovski theksoi se për dëshmitarin gjykata do të mundohet të marrë përgjigje edhe nga MPB-ja, kështu që në rast se nuk gjendet, Prokuroria do të deklarohet nëse dëshmia e tij e dhënë në hetim do të lexohet në sallë. Ndryshe, Trajkovski është në lidhje me familjen e babait të Vanjës. Mirëpo, edhe pse prej vitesh nuk janë parë, ai është i pari që është paraqitur në banesën e vajzës së zhdukur dhe ka ofruar ndihmë për kërkimin e Vanjës. /tvklan.mk/

Lexo gjithashtu
Total
0
Share