Mëngjesin e sotëm të 16 dhjetorit, efektivët e policisë kanë kontrolluar banesat e ish-zëvendëskryeministrit Artan Grubi dhe ish-drejtorit të Lotarisë Shtetërore, Përparim Bajrami.
Sipas informacioneve, policia në koordinim me prokurorin publik dhe gjyqtarin e procedurës paraprake janë duke kryer kontrolle në nëntë lokacione, ndërsa aksioni ka të bëjë me blerjen e Lotarisë Shtetërore të pajisjeve VLT në vlerë mbi 10 milionë euro.
Në dy adresa ishte kërkuar Artan Grubi, në dy Perparim Bajrami, ndërsa në pesë adresa të tjera ishin në kërkim anëtarët e Komisionit të Prokurimit Publik pranë Lotarisë Shtetërore. Grubi dhe Bajrami nuk kanë qenë në lokacionet e vizituara nga policia.
Grubi, i cili së fundi përfundoi në listën e zezë të SHBA-ve, mbrwm vonw ka shkruar në Facebook se ka shkuar për një vizitë private në Kosovë.
“Të nderuar, sot kam udhëtuar për vizitë private. Ju lutem mos shpifni dhe shpekuloni. Kam udhëtuar me dokumentat e mia dhe sigurimi im personal policor është i njoftuar. Unë sa po të kryej obligimet, do të kthehem në shtëpi pranë familjes“, ka shkruar Grubi.
Prokuroria dhe Ministria e Brendshme njoftuan se më shumë detaje rreth aksionit do tëjapin gjatë ditës.