Atmosfera e festave të fundvitit ka mbërritur edhe në Kosovë.
Mijëra njerëz të veshur si Santa Klaus morën pjesë në edicionin e 9-të të maratonës “Vrapo Babadimër” që u mbajt këtë të dielë në Prishtinë.
Pjesëmarrësit ishin kryesisht qytetarë kosovar, por edhe shumë ushtarë nga misioni paqeruajtës i NATO-s që vepron në Kosovë.
Maratona, e cila është kthyer në një nga ngjarjet më të mëdha të Dhjetorit në Kosovë, synon të krijojë një atmosferë festive në qytet dhe të mbledhë fonde për bamirësi për ata që janë në nevojë.
Tv Klan