Tjetër video e Parashqevi Simakut në Nju Jork: Kam harruar shqipen

Drama e jetës së ikonës së muzikës shqiptare Parashqevi Simaku në Nju Jork vijon të gjenerojë debate por edhe sensibilizm në trevat shqipfolëse.

Në një tjetër video të bërë publike në rrjetet sociale, ajo shfaqet teksa komunikon me dy shqiptare ku thotë se e ka të vështirë të flasë shqip.

Ajo kujton se nga vjen, madje bën edhe një histori të shkurtër të historisë dhe Ballkanit.

“Ne shqiptarët jemi ajo që ka mbetur nga Roma, Greqia, Perandoria Austriake. Disa prej nesh kanë ardhur që nga koha e Skënderbeut atje. E keni ruajtur atë traditën austro-hungareze. Ata qeshin, duken rrezatues, nuk e njohin vuajtjen dhe të keqen”.

Parashqevi Simaku thotë se nuk përdor telefon dhe se dy mikeshat e saj për ta takuar duhet ta kontaktojnë në Facebook.

”Më shkruaj në Facebook. Më gjen aty. Do të shohësh fotot e mia, familjen time, gjithçka është aty”.

Dy mikeshat e këshillojnë Parashqevi Simakun që të mos dorëzohet me shpresën se diçka me jetën e saj do të ndryshojë.

Kujtojmë se ishte gazetari Blendi Fevziu që identifikoi përmes një video të kanalit amerikan ABC 7 ku shfaqej këngëtarja e pastrehë në Nju Jork.

Të shumtë kanë qenë shqiptarët të cilët janë angazhuar për të ndihmuar ikonën e muzikës shqiptare që i dha aq shumë dashuri dhe gëzim me këngët e saj kombit.

Madje ka prej tyre edhe që janë të gatshëm ta ndihmojnë të kthehet të jetojë në Shqipëri.

Klan News

Lexo gjithashtu
Total
0
Share