Shqiptarët e dijnë mire se në prapavijë të retorikës së zjarrtë “patriotike” fshihen interesat e pastra financiare të klanit të oligarkëve politikë të cilëve po u troket në derë përgjegjësia për korrupsion! – thuhet në reagimin e koalicionit VLEN rreth kërkesës së BDI-së për vetting gjithëpërfshirës.
Nga Koalicioni VLEN thonë se një kohë të gjatë kanë paralajmërmëruar, sic thonë, se BDI është e kapur nga struktura kriminale, me Ali Ahmetin në krye dhe hijen e tij, Artan Grubin, që zbatoi urdhrat e tij. Pyetja që kemi shtruar është e qartë: edhe sa mesazhe të tjera duhet të japë SHBA-ja që kjo parti të kuptojë se ka nevojë urgjente për reforma të thella programore dhe kadrovike? – thuhet në reagimin e koalicionit VLEN.