Rritja e moshës së pensioneve, Bishev: Ekziston konsensus se ka mungesë mjetesh në Fondin Pensional

Mbetet për tu përcaktuar zgjidhja e duhur 

“Nëse nuk gjenden mjete për fondin pensional dhe invalidor, për pagesën e pensioneve do të duhet të përdoren mjetet nga buxheti”,  kështu njoftoi kryetari i Këshillit Fiskal, Gligor Bishev. Ai shprehet optimist se qeveria ka ekspertë dhe institucione përkatëse që do të gjejnë zgjidhjen e duhur.  

Pas vendimit se në Fondin Pensional Invalidor mungojnë mjete për pagesën e pensioneve Kryetari i Këshillit Fiskal, Gligor Bishev  pret zgjidhje të problemit nga ata që udhëheqin politikat ekonomike të gjejnë zgjidhjen e duhur.

“Ne kemi diagnozë dhe diagnoza është e përbashkët, ekziston konsensus, dhe ai konsensus është se ka mungesë të mjeteve. Mbetet të përcaktohet terapia, terapia po diskutohet dhe ne nuk jemi zëvendësues të bartësve të politikbërësve ekonomikë, dhe kjo me një debat më të gjerë është zgjedhje e cila në fund duhet ta miratojnë dhe ta zgjidhin bartësit e politikave ekonomike”, tha Bishev.

Bishev njoftoi se po bëhen projeksionet nga të gjitha anët dhe kryesore sipas tij, është se ka ndërgjegjësim që mungojnë fondet në fondin pensional dhe se duhet gjetur një zgjidhje për riparimin e boshllokut në fond. Ai vlerësoi se nëse nuk gjendet zgjidhje, atëherë Fondi i Sigurimeve Pensionale dhe Invalidor do të duhet të financohet nga buxheti në afat të gjatë.

“Po bëhen proksione nga të gjitha anët. Thelbësore është se ekziston vetëdija se mungojnë mjetet dhe është e nevojshme që të gjendet zgjidhje. Nëse nuk gjendet zgjidhje, atëherë Fondi Pensional Invalidor në një afat të gjatë patjetër duhet të financohet nga buxheti. Ato janë mjete të mëdha dhe për hir të qëndrueshmërisë së buxhetit do të duhet të gjenden të ardhura të përshtatshme në kuadër të buxhetit. Për shkak se edhe të ardhurat e buxhetit kanë qëllime të caktuara, cili është thelbi? Thelbi është se pagesat e pensioneve, të cilat marrin pjesë me 8.8% të BPV këtë vit, arrijnë rreth 10.3% të BPV, kurse me rritjen e paralajmëruar ajo vjen 11.5% të BPV. Pra, për t’u rritur mjetet për pensionet, në BPV duhet të ulet diçka tjetër. A janë këto shpenzime personale, a janë investime, apo paga? Kurse BPV është 100%, dhe në këtë aspekt ne paralajmëruam këtë, e thamë dhe tani ka ngelur të definohet me politika të duhura. Një nga politikat është që ajo pjesëmarrje të qëndrojë në atë përqindje”, u shpreh Bishev. 

Sipas Bishev për vitin 2025 dhe 2026, kjo përqindje arrin në 37-38 për qind të totalit të pagesave të pensioneve dhe ky vëllim tashmë është një barrë për vetë buxhetin, ai u shpreh optimist se qeveria ka ekspertë dhe institucione përkatëse që do të gjejnë zgjidhjen e duhur.

Ndërkaq, nga Buxheti, vitin e ardhshëm duhet të tranferohen 850 milion euro vetëm për Fondin Pensional. Për pagesën e pensioneve, nevojiten 1.6 miliardë euro.

Numri i pensionistëve, brenda vitit, mesatarisht rritet për 1.700 persona. Kurse, Këshilli Fiskal ka dorwzuar në Parlament mendimin e tij duke rekomanduar rritjen e moshës së pensionit në 67 vjeç nga viti 2026, si masë për të mbuluar vrimën në rritje buxhetore në Fondin e Sigurimeve Pensionale dhe Invalidor.  /tvklan.mk

Lexo gjithashtu
Total
0
Share