Ndjekja penale e përgjegjësve për sulmin terrorist në Banjskë, është mesazh i përsëritur nga përfaqësues të BE-së, e qe është pasqyruar në raportet e institucioneve evropiane për Serbinë. Pas këto kërkesa, prokurori publik i Prokurorisë së Lartë në Beograd, Nenad Stefanoviq, ka deklaruar se vendimi për ngritjen e aktakuzës ndaj Milan Radoiçiqit do të merret deri në fund të këtij viti ose në fillim të vitit të ardhshëm. Radoiçiq pranoi se ka organizuar dhe udhëhequr grupin që mori pjesë në sulmin terrorist. Sipas avokatit Çedomir Stojkoviq, pas pranimit të tij, të gjitha kushtet ligjore për përfundimin e hetimit ishin të pranishme.
“Ka kaluar më shumë se një vit nga ngjarja në Banjskë, dhe hetimi ende nuk është përfunduar. Sipas ligjit, ai duhej të përfundonte brenda gjashtë muajve. Duke pasur parasysh pranimin e të dyshuarit, është e qartë se gjithçka mund të kishte përfunduar menjëherë, dhe procedurat për ngritjen e aktakuzës mund të ishin nisur. Ky vonim është rezultat i arsyeve politike”, tha Stojkoviq.
Pozita e Bashkimit Evropian është e qartë: për avancimin e procesit të integrimit, hetimi dhe ndjekja penale e Radoiçiqit janë elementë të rëndësishëm për Serbinë.
“Për të hapur klaster të ri në negociatat, një numër i shteteve anëtare te BE-se shtojnë si kusht Serbisë edhe gjendjen e dialogut dhe me këtë edhe ndjekjen penale për rastin e Banjskës. Prandaj, njoftimin nga prokuroria se Radoiçiq do të ndiqet penalisht shpejt, e interpretoj si një lloj premtimet e autoriteteve në Serbi. Pra, arrestimi i Radoiçoiqit nuk është ndër pikat për anëtarësim, por si çështje që ka shkelur konceptin e dialogut. Është e qartë se BE-ja kërkon nga Serbia një hetim për të ecur përpara”, tha Sofija Popoviq, European Western Balkans.
Duke pritur vendimet të prokurorisë, deri tani dihet që Radoiçiq pranoi se kishte organizuar dhe armatosur një grup serbësh që morën pjesë në sulmin terrorist. Pavarësisht këtij pranimi, ai u lirua, me ndalimin e daljes nga vendi. Në Serbi, Radoiçiqit i ngarkohen disa vepra penale, përfshirë trafikimin e armëve dhe vepra të rënda kundër sigurisë publike.