VAUÇERËT DO TË SHËRBEJNË PËR TË BLERË PAJISJE TEKNOLOGJIKE
Fokusi i kësaj qeverie është sigurimi i kushteve të mira jetese dhe një procesi të suksesshëm arsimor për studentët dhe të rinjtë.
Për këtë qëllim, në Buxhetin e vitit 2025 janë paraparë mjete për kuponë prej 250 eurosh për blerjen e pajisjeve elektronike – telefon, kompjuter apo tablet për të gjithë studentët, si dhe mjete prej 10 milionë euro që do të dedikohen për të rinjtë deri në 29 vjeç për të filluar biznese, gjegjësisht mbështetje financiare deri në 30 mijë euro për biznese për të rinj, thonë nga Qeveria.
Një kupon studentor prej 250 € për blerjen e një pajisjeje elektronike do t’u mundësojë studentëve të kenë akses në teknologjinë që u nevojitet për të pasur sukses në botën e sotme dixhitale. Ndërkohë, mbështetja financiare deri në 30 mijë euro për të rinjtë për të filluar një biznes do të thotë që të rinjtë do të mund t’i kthejnë idetë e tyre të biznesit në plane biznesi.