Është përgaditur projektligji për policinë komunale nga ku në periudhën e ardhshme do të miratohet zgjidhje ligjore, këtë e bëri të ditur sot Kryetari i BNJVL-së njëkohësisht dhe kryetar i komunës së Kisella Vodës, Orce Gjorgjievski i cili njoftoi se për këtë kanë inicuar edhe ndryshime e ligjit në pjesën e gjobave për qytetarët e pandërgjegjshëm.
“Besoj se në një të ardhme të afërt do të miratohet një zgjidhje ligjore, dua të përmend se kemi iniciuar ndryshimin e gjobave, të cilat aktualisht variojnë nga 50 deri në 200 euro.Ne Kërkojmë që gjoba minimale për krijuesit e deponive ilegale të jetë nga 4000 deri në 6000 euro dhe të ketë mundësi që shërbimet nëpër komuna ta konfiskojnë automjetin, i cili më pas do t’i dorëzohet Ministrisë së Punëve të Brendshme” – tha Orce Gjorgjievski.
Gjorgjievski njoftoi se futja e policisë komunale nëpër komuna, do të kujdeset për rendin komunal vendor, pastërtinë dhe ruajtjen e mjedisit, ai thotë se ligji për policinë komunale është kërkesë e kahershme e BNJVL-së, dhe se ky shërbim ishte parashikuar në programin e ish- qeverisë 2020-24. /tvklan.mk/