MASH dërgon në Kuvend propozim ligj për intonimi e himnit shtetëror/ BDI kundër propozimit, akuzojnë VLEN-in se nuk i pyet askush

Qeveria e Republikës së Maqedonisë, respektivisht Ministria e Arsimit ka dorëzuar në Kuvend propozim ligj që obligon nxënësit e shkollave të mesme në vendin tonë që në fillim dhe në fund të vitit shkollorë ta intonojnë himnin e Republikës së Maqedonisë së Veriut. Edhe pse propozimi mban firmën edhe të zëvendës ministrit të Arsimit Lulzim Aliu, ai nuk morri pjesë në komisionin parlamentar për arsim.

Kundër këtij propozimi ka reaguar deputetja e Frontit Europian, Rina Ajdari.  Sipas saj, deputetët e VLEN-it po edhe funksionarët e këtij koalicioni në Qeveri nuk pyeten fare për propozim ligjet që dorëzohen në parlament.

“Propozimi që kërkon intonimin e himnit të shtetit në cdo aktivitet dhe në fillim e në përfundim të vitit shkollorë është një masë që na duket realisht e pa arsyeshme ne e respektojmë himinin e shtetit pork jo dispozitë i shton presionet ndaj nxënësve shqiptar për faktin se në himnin e shtetit nuk përmendet asnjë element i identitetit tonë kulturor”
– tha Rina Ajdari.

Për Ministren e Arsimit dhe Shkencës që vjen nga VMRO-DPMNE-ja Vesna Janevska të gjithë që jetojnë dhe veprojnë në këtë shtet duhet t’i respektojmë simbolet kombëtare të këtij shteti.

“Ne si përfaqësues të një shteti jemi krenarë me simbolet tona kombëtare me himnin, flamurin dhe stemën. Të gjithë që e ndjejnë këtë shtet si të vetin dhe të gjithë që kanë synime të punojnë për ardhmërinë e këtij shteti duhet t’i respektojnë simbolet e shtetit”
– tha Vesna Janevska.

Kundër këtij vendimi është edhe deputeti nga Lidhja Social Demokrate, Fatmir Bytiqi, i cili vlerëson si masë populiste këtë propozim dhe thotë se kjo vjen në mungesë të propozimeve reale që do të ndryshojnë arsimin në vendin tonë.

“Në fakt është dëshmi e mos pasjes të fokusit të kësaj Qeverie, realisht edhe koncepti se cka duhet të bëhet në arsim. Unë si një prej deputetëve të opozitës, pyes se cfarë kjo zgjidhje ligjore që duan ta implementojnë do të sjellë në përmirësimin e rangimit të shtetit tonë në PISA testimet, a do e bën arsimin më cilësorë dhe a do i bën nxënësit tonë më konkurues në nivel rajonal dhe global. E di se edhe intonimi i himnit dhe valvitja e flamujve është e rëndësishme të ndjehesh pjesë e shtetit dhe ta duash shtetin më shumë por shteti dhe Qeveria duhet të adresojnë disa cështje që janë më jetike për nxënësit se sa cështjet që janë për momentin vetëm se formë” – tha Bytyqi.

Ndryshe, propozim ligji në fjalë sot ka kaluar në komisionin ligjvënës me shumicë votash. Në komision rastësishtë apo jo nuk mori pjesë asnjë përfaqësues i VLEN-it.  Nga  Frontit Europian paralajmërojnë se do të bllokojnë miratimin e këtij ligji skandaloz duke dorëzuar rreth 10 mijë amendamente. /tvklan.mk/

Lexo gjithashtu
Total
0
Share