Seanca e Gjykatës Kushtetuese! Anulohet vendimi për gjuhën shqipe – fillimisht do të konsultohen ekspertët, më pas vendimi!

Gjykata Kushtetuese sot nuk do vendosi për kushtetutshmërinë e Ligjit për Gjuhët, pasi në seancën e sotme me 5 vota “pro” dhe një “kundër” vendosi që fillimisht të mbahet seanca përgatitore.

Kjo do të thotë se do të thirren ekspertë të huaj për të dëgjuar mendimet e tyre dhe më pas të mbahet një takim dhe të merret vendimi.

Kreu I Kushtetueses ka akuzuar partitë politike për presion dhe ka shtuar se nuk do të bien pre e tyre.

 

DARKO KOSTADINOVSKI – KRYETAR I GJYKATËS KUSHTETUESE

E kam thënë disa herë që nuk do të lejoj që Gjykata Kushtetuese të shantazhohet nga askush dhe nuk do të lejoj që ajo të jetë nën presion dhe kërcënime nga askush. Kushdo që mendon se shteti i së drejtës, shteti ligjor do të pengohet nga ndikimet dhe manipulimet politike, të mos provojë fare. Një gjë e tillë nuk do të ndodhë.

 

Marrëveshja e Ohrit është kategori Kushtetuese, detyrë e jonë është të ruajmë Kushtetutën dhe të respektojmë të njejtën – ka shtuar kreu I gjykatës Kushtetuese, Darko Kostadinovski.

DARKO KOSTADINOVSKI

 

MO është pjesë përbëtrse e Kushtetutës sonë ai është kushtetuta. A cfarë është kompetenca jonë kryesore  është ruajtja e Kushtetutës. Duka ruajtur Kushtetutën ne ruajmë edhe Marrëveshjen e Ohrit. Dikush po plason teza se po cënohet fryma e MO, të dashur miq, pikërisht ne si gjykatës të kushtetueses kemi për obligim të mbrojmë edhe frymën e MO.

Seanca filloi pa prezencën e dy gjykatësve shqiiptarë Osman Kadriu dhe Naser Ajdari. Në fillim të seancës fjalë mori gjykatësi I përkatësisë turke Fatmir Skender I cili kërkoi që të hiqet nga rendi I ditës pika për ligjin e gjuhëve.

FATMIR SKENDER – GJYKATËS KUSHTETUES

“Mendoj se për këtë çështje është e dëshirueshme që të jemi të gjithë të pranishëm, në mënyrë që të kryqëzojmë argumentet dhe pikëpamjet tona”, tha gjyqtari Skender.

Gjyqtarët e tjerë të Gjykatës Kushtetuese nuk u pajtuan me propozimin e gjyqtarit Skender dhe votuan kundër. Argumentet e tyre janë se nëse gjykata vendos një praktikë të tillë, atëherë do të duhet të pritet që të gjithë gjyqtarët të jenë të pranishëm për rastet e tjera, që sipas tyre do të pengonte punën e gjykatës.

 Argument tjetër, siç theksuan, është se deri më tani për çështje të tjera janë vendosur në mungesë të gjyqtarëve të tjerë.

Pas refuzimit të propozimit të tij, gjyqtari Skender tha se nuk do të marrë pjesë në seancën për pikën e parë të rendit të ditës, përkatësisht për iniciativat për vlerësimin e kushtetutshmërisë dhe ligjshmërisë së Ligjit për përdorimin e gjuhëve.

“Pikëpamjet e mia nuk do të mund të dëgjohen nga gjyqtarët që mungojnë, prandaj nuk do të marr pjesë në seancën për pikën e parë, tha ai.

Gjykata Kushtetuese do të mbajë mbledhje koordinuese më 23 dhjetor për të vendosur kur të mbahet seanca përgaditore.

Kreu I Gjykatës tha se pret që Gjykata sërish të debatojë për gjuhën shqipe në mars të vitit të ardhshëm, ndërsa vendimi përfundimtar të publikohet diku në muajin prill. /tvklan.mk

Lexo gjithashtu
Total
0
Share