Liberalizimi i vizave/ Kosovë: 550 aplikime në muaj për azil në vendet e BE-së!

Është rritur dukshëm numri i kërkesave për azil në vendet e Bashkimit Evropian pas liberalizimit të vizave për Kosovën.

Në raportin e publikuar nga Komisioni Evropian thuhet se nga janari deri më muajin korrik të vitit 2024 janë bërë 3.905 aplikime që nënkupton 550 aplikime në muaj shifër kjo dyfish më e lartë se vitin e kaluar.

Në raport, KE shpreh shqetësim, sepse thotë se shumica e aplikimeve janë të paarsyetuara.

Në raport thuhet megjithatë se Kosova në përgjithësi vazhdon t’i përmbushë kriteret për liberalizimin e vizave.

Gjithashtu vihet në dukje se “është ende herët të bëhen konstatime të sakta se çfarë ndikimi ka pasur liberalizimi i vizave në kërkesat për azil, pasi nuk ka të dhëna për tërë vitin 2024”.

Komisioni Evropian, “kërkon që autoritetet e Kosovës të vendosin mekanizma për shkëmbimin e të dhënave me vendet anëtare të BE-së për ta vëzhguar rrjedhën e imigrimit të paligjshëm dhe trendët e kërkesave për azil”.

Autoriteteve kosovare u kërkohet që ta “rifillojnë fushatën e brendshme të informimit për të drejtat dhe obligimet gjatë udhëtimit në vendet e Zonës Schengen dhe të bashkëpunojë në mënyrë dypalëshe me vendet që janë më të goditura nga dukuria e kërkesave të pabaza për azil”.

Lexo gjithashtu

Tërmet në Kosovë

Para pak minutash, një tërmet është regjistruar në territorin e Republikës së Kosovës. Sipas “Meteo Kosova”, tërmeti është…
Më tepër
Total
0
Share