Nuk ka qetësi te Milani, Ibrahimovic largon drejtorin sportiv

Nuk ka qetësi te Milani. Klubi kuqezi ka ndarë rrugët Antonio D’Ottavio, i cili mbante rolin e drejtorit sportiv, nga vera e vitit 2023.

Sipas raportimeve nga Italia, mbyllja e bashkëpunimit erdhi pas një përplasje që D’Ottavio kishte me Zlatan Ibrahimovic. Ky i fundit, në rolin e këshilltarit të pronarëve, ka fuqi në vendimet brenda Milanit dhe ka vendosur të largojë drejtorin sportiv.

D’Ottavio ishte pjesë e Milanit nga viti 2017, fillimisht në rolin e menaxherit të skautimit dhe më pas mori postin e drejtorit sportiv.

Këtë post tashmë pritet ta marrë Dario Audasio, i cili është pjesë e bordit drejtues të Milanit nga viti 2022. /tvklan.al

Lexo gjithashtu
Total
0
Share