Arrestimet e djeshme/ Ish drejtori i EMV-së, Vasko Kovaçevski i pakapshëm për policinë!

Vasko Kovacevski ish drejtor I EMV-së vazhdon të jetë I pakapshëm për organet e rendit , këtë e ka konfirmuar sot edhe ministri I brendshëm Pance Toshkovski duke shtuar se policia do të bëjë gjithçka që është në kompetencën e saj që Kovaçevski të vihet para drejtësisë.

“Dje ka pasur shumë spekulime në lidhje me pyetjen tuaj dhe se ku është ai apo nëse ka hequr dorë nga shtetësia maqedonase. Personi i treguar është i regjistruar në regjistrin e shtetasve të Maqedonisë dhe është shtetas i Maqedonisë. Nuk ka kërkuar clajmerim, sipas informacioneve që kam. Nuk do të doja të spekuloja (për) vendndodhjen e tij aktuale, tha Toshkovski në një deklaratë për mediat.

Toshkovski ka falënderuar  pjestarët e policisë për aksionin që kontribuan në arrestimin e 23 personave të dyshuar për një krim prej 6.5 milionë eurosh në EMV , TEC “Manastir”, Oslomej dhe Negotinë.

– Sinqerisht nuk do të ndalesha në vlerën e përgjithësh,e, domethënë ka dyshime se ajo që është blerë është në vlerë prej ari, dhe nuk është përdorur, se 5% kur është përdorur ka shkaktuar dëme shtesë në blloqe. Nëse vërtetohet se është bërë dëm shtesë, dikush do të duhet të paguajë për të. Dikush do të duhet të paguajë për dëmet e shkaktuara në sektorin e energjisë, tha Toshkovski.

Gjatë kontrolleve të kryera në Manastir, Negotinë, Kërçovë, Veles dhe Shkup, gjatë operacionit është siguruar një sasi e madhe e provave materiale, ndërsa te tre persona janë gjetur dhe konfiskuar rreth 130.000 euro.

“Krimi, veçanarisht I këtj lloji, nuk do të jetë më fitimprurës ne Maqedoninë e Veirut. Do të reagojmë ashpër ndaj iniformacioneve që kemi. Nuk duhet të lejojmë që në kurriz të qytetarëve funskionarët të blejnë vetura luksoze dhe të ndërtojën dhe pasurohen në mënyrë ilegale” – tha Toshkovski.

Disa nga të dyshuarit në cilësinë e tyre si zyrtarë në EMV dhe “Postat e Maqedonisë së Veriut” krijuan grup që kishte për qëllim kryerjen e veprave penale Keqpërdorim të procedurës për thirrje publike, dhënie të kontratës për prokurim publik ose publiko-privat,partneriteti, shpërdorimi të pozitës dhe autoritetit dhe pastrimi të parave.

Ndryshe sot pasaradhësi I Kovacevskit , Ish-drejtori i  EMV-së  Vasko Stefanov, i cili është një nga të dyshuarit në aksionin e djeshëm “Additivi” i është dërguar në Gjykatën Penale me pranga në duar.

Para gjykatësit hetues gjatë ditës do të nxjirren edhe persoant e tjerë të arrestuar në këtë aksion. /tvklan.mk/

Lexo gjithashtu
Total
0
Share