Shpërthimi i fuqishëm diellor ndërpret valët e radios

Një shpërthim i fuqishëm diellor provokon ndërprerje të valëve të radios në Tokë. Shpërthimi në sipërfaqen e yllit tonë ka ndodhur në njollën e etiketuar 3912, është shoqëruar me shpërthim të masës së kurorës nën formën e plazmës, i renditur në Klasin X, më i fuqishmi.

Ndërprerja e valëve radio është verifikuar vetëm në Afrikën Jugore, që ishte dhe zona e Tokës e ndriçuar nga Dielli në momentin e shpërthimit.

Këto radiacione, rreze X dhe Ultraviolet ekstremisht të forta, udhëtojnë drejt Tokës me shpejtësinë e dritës.

Kur përplasen në shtresat e sipërme te atmosferës sonë, shpërbëjnë elektronet nga atomet, që bëhen elektrikisht të ngarkuar.

Ky fenomen e bën atmosferën më të dendur, duke krijuar ndërhyrje në valët radio dhe valët e shkurtra, që përdoren për komunikime ne distancë të largët.

Megjithatë agjencia amerikane “Noaa” për parashikimet hapësinore, bën të ditur se nuk ekziston rreziku për stuhi gjeomagnetike gjatë ditëve në vijim.

Klan News

Lexo gjithashtu
Total
0
Share