Ministri i Brendshëm i Kosovës, Xhelal Sveçla, ka deklaruar se beteja e vazhdueshme e autoriteteve të Kosovës për shtrirje të sovranitetit në pjesën veriore të vendit, ka demaskuar aspiratat e Serbisë për territorin e Kosovës, dhe që pjesëtarë të Listës Serbe – partisë më të madhe të serbëve në Kosovë – kanë qenë të përfshirë në trazira të vazhdueshme në veri.
Këto janë pamjet ku shihet zgjidhja e përkohshme që është bërë në kanalin e Ibër Lepenc duke vendosur një bypass për qarkullimin e ujit.
Kjo kësaj zgjidhje alternative, pritet të bëhet vlerësimi i dëmit dhe rregullimi i këtij kanali i cili u dëmtua pas një shpërthimi me eksploziv që kishte ndodhur me 29 nëntor të këtij viti.
Derisa hetimet janë duke vazhduar dy persona të dyshuar të nacionalitetit serb vazhdojnë të mbahen në paraburgim.
Në publikimin e raportit “Siguria në veri të Kosovës pas sulmeve terroriste në Banjska dhe kanalin e Ibër-Lepenc”, ministri i Brendshëm Xhelal Sfeqla ka akuzuar pjesëtarë e Listës Serbe për përfshirje në trazira të vazhdueshme në veri.
Gjithashtu tha se strukturat paralele serbe kanë bashkëpunuar me Beogradin zyrtar dhe kanë pranuar urdhra nga presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq e Milan Radoiçiq.
Xhelal Sfeqla- Ministër i Punëve të Brendshme
Gjatë prezentimit të raportit u theksua se edhe pas sulmit terrorist në Banjskë, veriu i vendit u bë shënjestër i sulmit tjetër terrorist në kanalin e ujësjellësit të Ibër-Lepencit.
U rekomandua që institucionet e Kosovës të zhvillojnë kapacitete të mjaftueshme për parandalimin e sulmeve të mundshme terroristë në të ardhmen në Kosovë dhe të ndërmarrim masa shtësë të sigurisë për objektet e infrastrukturës kritike.