BDI respekton vendimin e DASH-it, Mexhiti thirrje Ahmetit të pranojë se ka gabuar me Grubin

Bashkimi Demokratik për Integrim respekton vendimin e Departamentit të Shtetit të SHBA-së, kështu ka reaguar partia pasi mbrëmë Departamenti i Shtetit njoftoi se në listën e zëzë janë vendosur Artan Grubi ish zv kryeministër dhe Enver Bexheti gjykatës në gjykatën e paleit.

“Si parti, mbetemi të përkushtuar ndaj bashkëpunimit strategjik me Shtetet e Bashkuara dhe ndaj forcimit të vlerave demokratike dhe transparencës”, thonë nga BDI .

Ka reaguar sot edhe VLEN përmes Izet Mexhitit ish-funksionari i BDI-së I cili konsideroi se partia mund të mos kishte shkuar në opozitë nëse Ahmeti do të kishte mbledhur forcat dhe do të merrej me korrupsionin në radhët e partisë dhe do t’i qëndronte rrugës së Grubit drejt korrupsionit dhe bashkëpunimit me Mijalkovin dhe Gruevskin.

IZET MEXHITI

“Kur kërkuam që Grubi të largohej nga partia, na refuzuan. Kur kërkuam të zëvendësoheshim nga zëvendëskryeministri – na u refuzua. Ali Ahmeti nuk po e dëgjonte atë që ne i thonim. Ali Ahmeti e di pse është kështu, por edhe ne. Askush nuk e beson se Artan Grubi ka vepruar i vetëm dhe për vete”, tha Mexhiti në konferencën e sotme për media.

Mbrëmë pas publikmit në listën e zezë në fb reagoi edhe Artan Grubi.

“Në mungesë të informacionit të detajuar, u njoha nga mediat për vendimin e sotëm të Departamentit të Shtetit. Si një person që jetën time publike ia kam kushtuar mbrojtjes së vlerave demokratike perëndimore dhe që gjithmonë kam punuar me përkushtim për anëtarësimin e vendit në NATO dhe Bashkimin Europian, ky vendim më prek drejtpërdrejt dhe personalisht.”

Grubi dhe gjykatësi Bexheti nga DASH ngarkohen për presion dhe ndikim në lëndët për lirimin e ish shefit të sigurimit nacional Sasho Mijallkov. /tvklan.mk

Lexo gjithashtu
Total
0
Share