Vasko Kovaçevski, ish-drejtor i EMV-së dhe ish-anëtar i Bordit të Drejtorëve të kompanisë, bashkëpunëtor i ngushtë i ish-kryeministrit Zoran Zaev, është një nga emrat e njohur të përfshirë në aksionin e sotëm të MPB-së për zbardhjen e disa akteve të lidhura me krim në REK Manastir, në TC Osllomej dhe TC Negotinë, për të cilin flitet prej kohësh.
Gjithsej 29 persona fizikë dhe 4 persona juridikë nga Velesi, Negotina, Manastiri, Kërçova dhe Shkupi janë përfshirë nga megaaksioni i MPB-së.
Edhe disa persona të tjerë janë të dyshuar.
Përveç Kovaçevskit, i cili dyshohet për veprën e keqpërdorimit në shërbim, në listën e të dyshuarve është edhe Vasko Stefanov, i cili pasoi Kovaçevskin në pozitën e drejtorit të përgjithshëm të ESM.
Në aksion është edhe Pece Matevski nga Manastiri, ish-drejtor i REK Manastir.
Stefanov dhe Matevski dyshohen se si anëtarë të shoqatës kriminale kanë ndihmuar në keqpërdorimin e procedurës për thirrje publike.
I arrestuar është dhe drejtori ekonomik i EMV-së, Ardian Muça, ai akuzohet për veprën penale Shpërdorim i pozitës zyrtare.
Bëhet fjalë për keqpërdorim të një thirrjeje publike për prokurimin e aditivëve për REK Manastir dhe TC Osllomej, gjatë së cilës të dyshuarit si anëtarë të shoqatës kriminale kanë shkaktuar dëm dhe kanë përfituar dobi pasurore të kundërligjshme prej rreth 6.5 milionë euro.