Tragjedi në një fshat të Negotinës/ Tre viktima në një objekt të improvizuar fetar!

Dje, pasdite, në policinë e Negotinës ishte denoncuar se në fshatin Brigjet e Kuqe, në një objekt të improvizuar që ka shërbyer si objekt fetar, janë gjetur tre persona të pajetë. Rasti ishte denoncuar në orën 16.35 të së dielës.

Viktimat janë nga Manastiri, Resnja dhe fshati i lartëpërmendur.

“Në Policinë e Negotinës është denoncuar se në një objekt në fshatin Brigjet e Kuqe – Negotinë, janë gjetur tre persona të vdekur, J.J (71) nga Manastiri, F.E (66) nga Resnja dhe një i mitur nga ky fshat” – thonë nga SPB Veles.

Banorët vendor dyshojnë se personat kanë rënë në gjumë në hapësirë ku ka patur ngrohëse me gaz. Ishte thirrur urgjenca, kurse mjeku kujdestar ka konstatuar vdekjen e tre personave. Fëmija ka qenë I moshës 13 – 14 vjec.

Edhe njoftimet e MPB-së dhe Prokurorisë Publike thonë se në objektin e improvizuar ka patur ngrohëse gazi kurse është dhënë urdhëri që të kontrollohet nëse ka qenë në rregull. Në trupat e pajetë nuk janë vërejtur shenja dhune.

Tre trupat e pajetë janë dërguar për obduksion, ku hetimet duhet të konstatojnë nëse shkaku I vdekjes ka qenë ngulfatja me gaz.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share