Sela pas mbledhjes së Frontit në Tetovë, ka dhënë një deklaratë ku mes tjerash thotë se qytetarët do ta mbrojnë gjuhën shqipe.
“Këto deklaratë të Mickoskit janë në mënyrë që me të vërtet mos të shqetësohemi, dhe të realizojë planin e tij për të na shtypur ne, ndërsa deklarata e VLEN-it që i bëjnë iso Mickoskit, janë deklarata të pakuptimta, nëse me të vërtet janë ashtu siç deklarohen, marrin plot kuptim kur sheh se ata janë në shërbim, janë servila, të zgjedhur të Mickoskit, nën diktat, janë duke i përsëritur këto deklarata që mos të shqetësohemi. Kur të shkelet e drejta, e përdorimit zyrtar të gjuhës, është objekt shqetësimi për çdo qytetar. Po unë do u them le të shqetësohen shqiptarët, në mënyrë që mos të na shfuqizojnë gjuhën, kështu thoshin edhe për Balancuesin, mos shqetësohemi, do të ketë ligj, sot e kësaj dite nuk ka ligj”, tha Sela.