Qeveria thotë se nga 15 dhjetori, mbi 700 produkte duhet të shiten me ulje prej së paku 10% dhe do të shënohen me etiketa me logon “më pak harxhime, më shumë për ty”.
“Shporta konsumatore e Vitit të Ri është ulje aksioni në çmimet e produkteve të caktuara ushqimore, që do të jetë e vlefshme për një muaj, respektivisht në periudhën nga 15 dhjetori i vitit 2024 deri më 15 janar të vitit 2025”.
Edhe pse Qeveria zotohet se masat po merren për mirëqenien e qytetarëve, këta të fundit për Klan Maqedoni shprehen me mosbesim. Sipas tyre, mungesa e efekteve pozitive nga shporta paraprake e vjeshtës, por edhe mungesa e mekanizmave të kontrollit të çmimeve, ndikojnë që fare mos të ndjehen efektet në buxhetin e tyre familjar.
Asgjë nuk ka, asgjë nuk do të ketë, janë gënjeshtra po shkojnë duke u rritur. Ishte 50 denarë spinaqi, tani 100 denare, 120 denarë.
Jo, çfarë ulje. Ata thonë premtojnë por se a do të realizohet nuk e di a do të ketë ose jo, thonë por kur sheh me vonë nuk ka ulje, e ku mbeti kjo.
Të të tregoj drejt asgjë nuk ka, ata tani po mburren ashtu edhe siç dinë, neve vetëm na premtojnë, dhe ne nuk e shohim aspak se a po ulen vertete apo çfarë, kjo është e vështirë, tek ne vështirë, cmimet do të shkojnë lartë e më lartë.
Pra nuk prisni asgjë nga Qeveria?
Jo jo jo në përgjithësi.
“Jam që të ketë, por veshtirë që do të ketë, kjo tani më është praktikë e tyre 30 vite dhe vazhdon njëjtë, vështirë që do të ketë. Nuk pres asgjë njëjtë do të jetë të gjitha sillen njëjtë. Çmimet rriten, qytetarët nuk pyeten kjo është”
Nga Qeveria premtuan që po merren masa me të cilat qytetarët më në fund marrin atë që meritojnë, kushte të mira jetese dhe kujdes të vërtetë për nevojat e tyre reale.
“Sipas Ligjit për Mbrojtjen e Konsumatorëve duhet të merret çmimi më i ulët nga muaji paraprak, domethënë nga 15 nëntori deri më 15 dhjetor dhe me atë çmim duhet të ketë të paktën 10 për qind ulje të produkteve. Lista e shportës së konsumatorëve për Vitin e Ri përfshin bukë dhe drithëra, produkte furre, mish dhe produkte mishi, peshk, qumësht dhe produkte qumështi, ëmbëlsira, fruta dhe perime të freskëta, të ngrira dhe të konservuara, pije joalkoolike (të gazuara dhe jo të gazuara), pije alkoolike (verë dhe birrë) dhe të tjera” – thonë nga Qeveria.
Nga qeveria njoftoin se Inspektorët e tregut i ndjekin çmimet e produkteve që do të përfshihen me shportën e vitit të ri, nga ku parashihen gjoba për tregtarët nëse nuk e respektojnë marrëveshjen me qeverinë.