“Roja e gjuhës” para Gjykatës Kushtetuese/ VMRO-DPMNE: Cirk politik për të defokusuar vëmendjen!

BDI-ja 20 vite zgjedh gjykatës dhe saktë i dijnë procedurat juridike dhe si vendos Gjykata Kushtetuese, por përkundër kësaj zgjodhën të shfaqin një cirk politik, për ta defokusuar vëmendjen nga krimet e bëra – thonë nga VMRO-DPMNE duke komentuar nismën e BDI-së “Roja e Gjuhës” para Gjykatës Kushtetuese.

Sipas VMRO-DPMNE-së, Qeveria në partneritet me faktorin ndërkombëtar janë duke e ndjekur këtë situatë.

“BDI-ja është demaskuar dhe të gjithë e shohin se veprimi i tyre politik, muajve të fundit, është vetëm në drejtim të mbrojtjes së kriminelëve politik që grabitën shtetin. Në vend që të qëndrojnë në të ftohtë, më mirë është të reformohen si parti pasi shumë shpejt vijnë zgjedhjet lokale, që të mos u ndodh ndonjë befasi edhe më e madhe. Qeveria nuk do të lejojë asnjë rrezik për paqën. Institucionet janë në lartësinë e detyrës dhe bashkë me partnerët tanë ndërkombëtar, këmbejnë informacione, ndjekin situatën dhe do të veprojnë konform nevojës” – tha Brane Petrushevski. /tvklan.mk/

Lexo gjithashtu
Total
0
Share