Në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut u nda çmimi shtetëror “Shën Klimenti i Ohrit” për vitin 2024. Laureatë janë Profesorja Universitare, Maja Bojaxhievska, në fushën e edukimit dhe arsimit, shkrimtari Milovan Stefanovski, piktori Miroslav Masin dhe aktori Refet Abazi në fushën e kulturës dhe artit.
Çmimi shtetëror “Shën Klimenti i Ohrit” është mirënjohja më e lartë për realizime shumëvjeçare në fushën e edukimit, arsimit, kulturës, artit, shëndetësisë dhe veprimtarisë sociale, me interes public në Maqedoninë e Veriut.
Ndryshe, sot kremtohet festa shtetërore e “Shën Klimentit të Ohrit”. Për shkak se data përkon me të dielën, nesër është ditë jo pune në vendin tonë. /tvklan.mk/