Kryeministri Mickoski njoftoi se Qeveria për vetëm 6 muaj ka arritur ta konsolidojë ekonominë, duke shfaqur kënaqësinë nga të dhënat për rritje të BPV-së për 3% në tremujorin e tretë të vitit 2024.
Në press-konferencën kushtuar rritjes ekonomike, ai tha se të dhënat e publikuara nga Enti për Statistika, kanë tejkaluar pritshmëritë e Qeverisë dhe parashikimet e Bankës Botërore.
“Arritëm ta konsolidojmë ekonominë dhe indikacionet me të cilët sot dalim para opinionit në këtë tremujor si një ndër më të mirët në Evropë. Vetëm 5 vende anëtare të BE-së kanë shkallë më të lartë të rritjes në kuartalin e tretë. Nëse analizohen të dhënat e rishikuara në tre kuartalet e para, atëherë mund të themi se BPV-ja është rritur mesatarisht më shumë se 2.6%, që paraqet më tepër se parashikimet, mendoj se ishin të Bankës Botërore që parashikonte rritje prej 1.8% të BPV-së për ekonominë maqedonase” – tha Mickoski.