Gazeta britanike “Times”/ Kodra e Diellit në top 10 destinacionet e mrekullueshme turistike

Sipas gazetës prestigjioze britanike “Tajms”, Kodra e Deillit renditet në mesin e 10-të destinacioneve të mrekullueshme turistike në botë, njofton KlanM.

Oferta në të cilën fokusohet Gazeta “Tajms” është e kompanisë “Sharr Outdors” e cila ofron ski-aventura në Malin Sharr.

“E formuar nga aventurierë vendor, që janë rritur në malet e Maqedonisë, “Sharr Outdors” mundëson përjetime adrenaline. Ata shumë mirë e njohin kënaqësinë e skijimit në borën e thellë, në terrene të paprekura dhe me kënaqësi do t`ju dërgojnë në skijime, alpinizëm, vozitje me biçikleta elektrike ose hulumtime nëpër male” – shkruan “Tajmsi” britanik.

Kjo gazetë prestigjioze, sic njofton KlanM, më tej thotë se 16-të udhëheqësit e “Sharr Outdors” me 6 deri 10 vite përvojë në organizimin e fushatave turistike, zbatojnë standarde të larta të sigurisë për vizitorët e tyre.

Storja në “Tajms” ështe e ilustruar me fotografi të aventurave të tyre tipike – vizita në pjesë të paprekshme të Malit Sharr.

Në këtë listë, sic njofton KlanM, gjenden laguna në Islandë, kështjella gastronomike franceze “Belet”, pushimore luksoze në Dubai, Timishoara e Rumanisë,  vila pushimesh në Barbados si dhe pushimorja Cape Arna në Turqi. /tvklan.mk/

Lexo gjithashtu
Total
0
Share