Vatikani ndezi pemën e tij të Krishtlindjes duke u përgatitur për sezonin festiv në një sheshin e mbushur me njerëz në Shën Pjetrër.
Bredhi 29 metra u zgjodh në provincën alpine të Trentos, në Italinë veriore. Pema e Krishtlindjes në sheshin e Shën Pjetrit ishte e zbukuruar me 55 mijë drita LED, ku një pjesë e madhe e tyre janë drita inteligjente për të krijuar efekte unike dhe për të nxjerrë në pah bukurinë dhe kuptimin shpirtëror të Krishtlindjeve.
Skena e lindjes së Krishtit shfaqte një kasolle tradicionale në një mjedis të frymëzuar nga Grado nga fillimi i shekullit të 20-të. Pema dhe skena e lindjes së Krishtit do të qëndrojnë të ekspozuara deri më 12 Janar 2025, duke shënuar fundin e sezonit të Krishtlindjeve.
Ndërkaq në Mbretërinë e Bashkuar Mbreti Charles i III dhe gruaja e tij Mbretëresha Camila publikuan një imazh që do të shfaqet në kartën mbretërore të Krishtlindjeve të këtij viti.
Imazhi tregon çiftin e buzëqeshur duke pozuar së bashku në kopshtin e Pallatit Buckingham, duke qëndruar përballë një sfondi me lule. Camila mban të veshur një fustan blu së bashku me bizhuteri nga koleksioni i saj privat.
Klan News