Shfuqizimi i shqipes! BDI mblidhet të hënën: Nuk do të lejojmë destabilizim të vendit!

Kryesia e Ngushtë e BDI-së ka zhvilluar një takim mbrëmë në të cilin është diskutuan mbi situatën aktuale për seancën e Gjykatës Kushtetuese për shfuqizimin e gjuhës shqipe më 11 dhjetor.

Nga BDI informojnë se të hënën do të thërrasin organin më të lartë të partisë, për të diskutuar mbi vendimet e mëtejshme për parandalimin e këtyre veprimeve siç I quajnë ata destabilizuese.

Në njoftim BDI thekson se mbeten të përkushtuar në mbrojtjen e Marrëveshjes së Ohrit dhe gjitha arritjeve që garantojnë paqe dhe stabilitet në RMV.

 

Reagimi i plotë:

 

Mbrëmë, Kryesia e Ngushtë e Bashkimit Demokratik për Integrim u mblodh për të vlerësuar situatën shqetësuese të krijuar nga seanca e planifikuar e Gjykatës Kushtetuese në 11 Dhjetor , që synon të shfuqizojë Ligjin për Përdorimin e Gjuhëve dhe, nëpërmjet kësaj, të çmontojë Marrëveshjen Paqësore të Ohrit dhe paqen që ajo ka ndërtuar.

Kryesia e Ngushtë vlerëson se këto veprime janë pjesë e një fushate të orkestruar nga qeveria jolegjitime dhe përbëjnë kërcënim serioz për stabilitetin e vendit dhe harmoninë ndëretnike. Përballë kësaj situate të papranueshme, Kryesia e Ngushtë vendosi që të thërrasë organin më të lartë të partisë të hënën, për të marrë vendime mbi hapat e mëtejshëm dhe për të përcaktuar masat konkrete për të parandaluar përpjekjet e qeverisë për të destabilizuar vendin.

Njëkohësisht, edhe një herë i bëjmë thirrje të gjithë aktorëve të përfshirë në këtë plan monstruoz dhe jashtëzakonisht të rrezikshëm  të ndalin këtë çmenduri, pasi pasojat do të jenë të paimagjinueshme.

BDI mbetet e përkushtuar në mbrojtjen e Marrëveshjes së Ohrit dhe të gjitha arritjeve që garantojnë barazinë dhe paqen në Maqedoninë e Veriut. Në këto momente vendimtare, i bëjmë thirrje gjithë qytetarëve dhe faktorëve ndërkombëtarë të qëndrojnë të bashkuar në mbrojtje të paqes dhe stabilitetit

 

Lexo gjithashtu
Total
0
Share