Ligji për gjuhët – thirrje për reflektim!

BDI: NËSE SHKELEN ARRITJET E MO PASOJAT DO TË JENË TË PARIKUPERUESHME

MEXHITI: KUSH PREK MARRËVESHJEN E OHRIT PREK MARRËDHËNIET NDËRETNIKE

 Partitë politike shqiptare kanë ngritur alarmin drejt gjykatës Kushtetuese për një vendim të drejt për Ligjin për gjuhet. Sipas BDI-së nëse Gjykata Kushtetuese vendos të shkatërrojë arritjet e Marrëveshjes së Ohrit, pasojat do të jenë të parikuperueshme. Edhe Zv.kryeministri Izet Mexhiti i bëri thirrje Gjykatës Kushtetuese për qasje serioze sipas tij, Ligji i Gjuhëve del nga Marrëveshja e Ohrit, e cila është shtyllë e Kushtetutës dhe nuk do të lejohet të preket një gjë e tillë.

Në pritje të vendimit të Gjykatës Kushtetuese e cila më 11 dhjetor do të marrë në shqyrtim kushtetutshmërinë e Ligjit për Përdorimin e Gjuhëve po mbanë në ethe opinionin por këtë vendim shqetësuese e konsiderojnë edhe nga BDI. Për Integristët përpjekja për të shfuqizuar cilëndo dispozitë të këtij ligji nuk është thjesht një veprim juridik, por është një goditje e drejtpërdrejtë ndaj stabilitetit dhe paqes që ky vend ka ndërtuar me shumë sakrifica.

BDI

 Gjyqtarët e Gjykatës Kushtetuese të përkatësisë etnike shqiptare kanë deklaruar publikisht se do të bojkotojnë këtë seancë dhe vendimmarrje, duke e bërë edhe më të rrezikshme një vendim të njëanshëm për të shfuqizuar dispozitat e Ligjit për Gjuhët. Ky bojkot është një tregues i fortë se këto përpjekje për të goditur  10 nene të këtij ligji kanë natyrë thellësisht diskriminuese dhe synojnë të “vrasin” gjuhën shqipe në mënyrë institucionale Një vendim që do të cënonte këtë ligj do të përfaqësonte një shkelje të rëndë të Marrëveshjes së Ohrit dhe një kthim pas drejt një të ardhmeje të pasigurt dhe të trazuar.

Nga kjo parti thonë se nëse Gjykata Kushtetuese vendos të shkatërrojë arritjet e Marrëveshjes së Ohrit, pasojat do të jenë të parikuperueshme. BDI u bënë thirrje qytetarëve, liderëve politikë dhe bashkësisë ndërkombëtare që të veprojnë menjëherë për të parandaluar këtë akt që rrezikon stabilitetin e vendit dhe të rajonit.  Nga ana tjetër Zv/kryeministri Izet Mexhiti bënë thirrje për qetësi dhe qasje serioze nga ana e Gjykatës Kushtetuese. Sipas Mexhiti ai që prek Marrëveshjen e Ohrit prek marrëdhëniet ndëretnike dhe stabilitetin e shtetit.

IZET MEXHITI – ZV.KRYEMINISTËR

“Ftoj gjithë institucionet dhe qytetarët të marrin me qetësi këtë punë, e ftoj edhe Gjykatën Kushtetuese ta sheh këtë si çështje politike jo vetëm Juridike. Për shkak se ligji i gjuhëve del nga marrëveshja e Ohrit që është shtylle e këtij shteti të ri e kushretues re. Pra kushdo që prek marrëveshjen e Ohrit ka prek marrëdhënjet ndëretnike dhe stabilitetin e këtij shteti. Andaj ftoj të gjithë ta mbyllim këtë çështje të ndjeshme si duhet”

Ajo që është shqetësuesen është se nuk do të kontestohen vetëm 3 nene të Ligjit për Përdorimin e Gjuhëve, ashtu siç flitej fillimish por 18 nene të cilat janë parashtruar nëpërmjet 13 iniciativave nga 46 subjekte, përfshirë akademikë, profesorë e parti politike. Një prej kontesteve të papërmendura deri më sot në Ligjin për Përdorimin e Gjuhëve është edhe ajo e zhdukjes së termit të shkruar në kllapa (gjuha shqipe). Sipas gjykatësve shqiptarë në Gjykatën Kushtetuese nëse kontestimi i këtyre neneve miratohet, atëherë edhe pjesa tjetër e ligjit vetvetiu do të abrogohet pasi nuk do të mund të zbatohen. Ndërkaq, gjyqtarët kushtetues shqiptarë do të bojkotojnë seancën e Gjykatës Kushtetuese të caktuar për 11 dhejtor. /tvklan.mk

Lexo gjithashtu
Total
0
Share