Lidhja e Sindikatave të Maqedonisë njoftoi se do të monitorojë nëse do të ketë ulje të çmimeve të produkteve të përfshira në shportën e Vitit të Ri.
Kryetari i saj, Sllobodan Trendafilov, thotë se vetëm pesë ditë pas hyrjes në fuqi të masës së re, pra më 20 dhjetor, do të dihet nëse çmimet janë ulur.
Sipas Trendafilov, Sindikata mund të garantojë se më 20 janar do të dihet se sa egoistë do të jenë tregtarët dhe sa do t’i rrisin çmimet e produkteve pas përfundimit të masës.
Trendafilov theksoi se para se të futej shporta e vjeshtës, kur tregtarët morën vesh se do të kishte kufizim në sasinë e marzheve, ua ulën pagat për pesë për qind.
Pritshmëria e tij është që tashmë tregtarët t’i qëndrojnë besnik asaj që thonë sepse vetë kanë krijuar çmimet për shportën e Vitit të Ri.
“Ajo që mund të garantojmë si Sindikata e Maqedonisë është se në bazë të shportës minimale të sindikatës, më 20 dhjetor do të dimë nëse çmimet në Maqedoni janë ulur dhe nëse punëdhënësit nga sektori privat, tregtarët, furnitorët dhe prodhuesit do të kenë përgjegjësi sociale dhe do të takohen me qytetarët. “Shporta minimale sindikale herwn e parw u rrit për më shumë se 720 denarë, me masat u zvogëlua për rreth 960 denarë dhe pastaj kemi një rritje prej 620 denarë. Po flasim për pabesi nga këta tregtarë ndaj shtetit”,tha Trendafilov. /tvklan.mk