Ukraina planifikon të furnizojë ushtrinë me mbi 30,000 dronë me rreze të gjatë veprimi në vitin 2025

Ukraina planifikon të furnizojë forcat e saj të armatosura me mbi 30,000 dronë sulmues me rreze të gjatë në vitin 2025.

Kjo është bërë e ditur nga Ministria e Mbrojtjes e këtij vendi, shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi.

“Këta dronë të gjeneratës së ardhshme mund të operojnë në mënyrë autonome në distanca të gjata dhe të godasin objektivat e armikut me saktësi të lartë”, ka thënë ministria në X.

Bashkëpunimi ndërkombëtar thuhet se ka qenë kritik në këtë përpjekje, pasi partnerët globalë kanë financuar pjesërisht prodhimin e dronëve, duke nënvizuar një investim kolektiv në strategjinë e mbrojtjes së Ukrainës.

Kujtojmë se ministri i Transformimit Dixhital i Ukrainës, Mykhailo Fedorov, zbuloi se Ukraina kishte drone sulmuese me rreze të gjatë të aftë për të fluturuar deri në 1800 km.

Këta dronë janë pjesë e strategjisë më të gjerë të Ukrainës për të ngushtuar hendekun teknologjik me Rusinë.

Që nga viti 2023, prodhimi i dronëve ukrainas është rritur në mënyrë dramatike.

Fedorov përmendi gjithashtu se Ukraina kishte kontraktuar për të blerë 1.6 milionë dronë në vitin 2024, me 1.3 milionë të dorëzuar tashmë. /Telegrafi

Lexo gjithashtu
Total
0
Share