Konkurrentja e Big Brother VIP Kosova 3, Xheneta Fetahu, ka vazhduar përplasjen me Drenusha Latifin.
Ajo madje e ka quajtur ‘rrence’ dhe u shpreh se i bie pishman për secilin moment shoqërie që i ka dhënë.
“Unë shoqe të kam llogaritë, por ti qenke tmerr në shoqëri. Jam shumë pishman për secilin moment që ta kam dhënë në shoqëri se unë njerëzit që të prenë në besë e të shesin nuk i dua”.
“Edhe po rrejshe po të soseshe, unë kurrë nuk kam besu që ti rren – po Big Brother po qitka fytyra shumë të mira”, u shpreh Xheneta.
Drenusha në anën tjetër vetëm e ka dëgjuar Xhenetën dhe me raste ka qeshur me ironi.
Ato deri më tani kanë ruajtur raporte të mira me njëra-tjetrën, ndonëse debatet i kanë filluar së fundmi.
Dyshja e Big Brother patën një debat të ashpër edhe për buxhetin e javës, duke mos u pajtuar në disa gjëra.