Goditen bizneset “Call Center” në Kosovë, policia gjermane: U mashtruan 350 persona

Një aksion i policisë së Kosovës në bashkëpunim me atë të Gjermanisë, prangosi 20 persona më 26 nëntor në një aksion të zhvilluar në Prishtinë e Ferizaj, kundër bizneseve “Call Center”.

Lidhur me rastin ditën e djeshme, detaje ka dhënë edhe Policia e Augsburgut.

Sipas një komunikate të lëshuar të mërkuren, u tha se grupi që u godit në Kosovë kishte shkaktuar dëm të madh duke i mashtruar 350 persona.

Autoritetet gjermane njofton se ka pasur ankesa të shumta nga investitorët që mashtroheshin vitet e fundit.

Sipas policisë bavareze, ata përdornin metoda të rreme për investitorët për përfitimin e shumave të mëdha, kundërligjshëm.

“Arsyeja e hetimit ishin ankesat e shumta penale nga investitorët e mashtruar nga e gjithë Bavaria në vitet e fundit. Ata kishin investuar më parë shuma të mëdha parash në platformat e supozuara të tregtimit në internet. Veçanërisht në fillim të marrëdhënies së biznesit, ata u mashtruan në mënyrë të rreme për fitime të konsiderueshme. Edhe duke përdorur grafikët e simuluar, me pamje profesionale, investitorëve iu krijua përshtypja se ata mund të rrisnin fitimet e tyre shumëfish përmes investimeve të mëtejshme. Në fakt, paratë e investuara nuk u investuan kurrë, por përkundrazi përfunduan në xhepat e mashtruesve”, thuhet në njoftimin e policisë bavareze.

“Gjatë bastisjeve, ndër të tjera janë gjetur edhe tri Call Center në Prishtinë dhe Ferizaj. Oficerët sekuestruan para të gatshme në rangun prej gjashtë shifrash atje dhe në njëmbëdhjetë apartamentet private të kontrolluara konfiskuan telefona celularë, PC, laptopë, USB, një armë zjarri dhe dokumente të tjera. Autoritetet hetimore gjithashtu ngrinë të gjitha llogaritë e të dyshuarve. Po ashtu, të dyshuarit i janë konfiskuar pronat dhe pesë automjete luksoze“.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share