Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu ka thënë se Gjykata Speciale po shkelë mbi standardet e drejtësisë kombëtare dhe ndërkombëtare duhet të mbyllet aty ku u krijua, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.
Në një postim në Facebook, Musliu e PDK-së thotë se “ata që i madhështoi historia nuk do të mund t’i gjunjëzojë dhe t’i dënojë tradhëtia”.
Një gjykatë politike që po shkelë mbi standardet e drejtësisë kombëtare dhe ndërkombëtare duhet të mbyllet aty ku u krijua.
Për më tej institucionet tona shtetërore, përveç që duhet të protestojnë për faktin që nuk po respekrohet gjykim i paanshëm, duhet të bëjnë çmos që të ngrehin padi kundër atyre që fabrikuan fakte dhe dëshmi të rrejshme.
Sot e përgjithmonë ata që i madhështoi historia nuk do të mund t’i gjunjëzojë dhe t’i dënojë tradhëtia.
Duam drejtësi e jo zbatim të planeve të Çubrilloviçëve modern.