Skandali në Spitalin e Tetovës – Prokuroria nis hetimet?! Drejtori prish tenderat prej 300 mijë euro me kompaninë e nuses!

Lajmi i Televizionit Klan dhe gazetarit Nevrij Ademi detyroi drejtorin Agim Berisha të ndërpresë dhe të prishë marrëveshjet me kompaninë e nuses së djalit të tij, të cilës i kishte dhënë afro 300,000€. Në faqen zyrtare të prokurimeve publike, sot të dy tenderët rezultonin të prishur.

Por kjo nuk e zhvesh Berishën nga përgjegjësia. Sot kemi pyetur Prokurorinë Themelore Publike se a ka paraqitje dhe a është duke u ndjekur rasti. Nga atje na janë përgjigjur:

“Të nderuar, deri në Prokurorinë Themelore Publike në Tetovë është dorëzuar paraqitje nga një person, e cila tanimë i është dhënë prokurorit publik me qëllim që t’i konfirmojë pretendimet,” thonë për Klan Maqedoni nga Prokuroria Themelore Publike.

Pas këtyre zhvillime pritet që Prokuroria Themelore Publike të shihet se  çfarë epilogu do ti jep rastit.  Nga ana tjetër, ende asnjë reagim nga Ministria e Shëndetësisë rreth këtij skandali. /tvklan.mk

Lexo gjithashtu
Total
0
Share