Ndizet pema e Krishtlindjes në qendrën Rockefeller në New York

Pesëdhjetë mijë drita shumëngjyrëshe u ndezën në pemën e Krishtlindjes që u vendosë në qendrën Rockefeller në New York. Bredhi gjigand, i cili këtë vit vjen nga një qytet i vogël i Massachusetts, ka një ylli që është zbukuruar me 3 milionë kristale.

Këtë vit në qendrën Rockefeller kishte një prani të shtuar policore për shkak të vrasjes së shefit të United Healthcare jashtë një hoteli në qendër të Manhattanit.

Pema e qendrës Rockefeller do të ndizet nga ora 05:00 e mëngjesit deri në mesnatë deri në mes të janarit. Në natën e Krishtlindjes do të ndizet për 24 orë, ndërsa natën e Vitit të Ri do të ndizet nga ora 05:00 e mëngjesit deri në orën 21:00.

Organizatorët thonë se tradita e vendosjes së Pemës së Krishtlindjeve në qendrën Rockefeller daton në vitin 1931, kur një grup punëtorësh me paratë e tyre për blerë një pemë të Krishtlindjes.

Klan News

Lexo gjithashtu
Total
0
Share