Pamje të rënda: Biznesmeni amerikan vritet pas shpine, autori arratiset me biçikletë…

Oficerët e policisë së qytetit të New York-ut po përdorin teknologjinë e fundit për të identifikuar nëpërmjet kamerave identitetin e personit që vrau shefin ekzekutiv të United Healthcare, Brian Thompson të mërkurën në mëngjes.

Të shtënat ndodhën jashtë hotelit Hilton në Midtown Manhattan në Times Square, ndërsa Thompson ishte planifikuar të fliste në një konferencë. Sipas policisë, i dyshuari mbante një maskë të zezë për fytyrën dhe dukej se po priste Thompson jashtë hotelit Hilton ku pritej të fliste. Brian Thompson sapo mbërriti në hotel u qëllua në shpinë e në këmbë, dhe ndërroi jetë më vonë në spital.

Vrasësi u largua nga vendi i ngjarjes pa marrë asnjë nga sendet e Thompson. Policia beson se ai kishte planifikuar paraprakisht vrasjen. Video tregon atë duke ikur në këmbë nga vendi i ngjarjes dhe u pa për herë të fundit në Central Park me një biçikletë elektrike. Policia zbuloi se i dyshuari ishte fotografuar më herët në një Starbucks para të shtënave.

Hetuesit deri më tani nuk kanë identifikuar një motiv për vrasjen. Bashkëshortja e Thompson tha se kishte pasur disa kërcënime kundër tij më herët, megjithëse ajo nuk dha detaje. Një atentat ndaj drejtuesit te kompanisë së sigurimeve kishte ndodhur edhe më parë, në qytetin e lindjes së Thompson, Maple Grove, Minnesota në vitin 2018.

Klan News

Lexo gjithashtu
Total
0
Share