U tha se u nda nga modelja Xhuli Nura, Gerti Beqiraj mohon thashethemet…

Modelja Xhuli Nura tash e një kohë po shijon një lidhje dashurie me Gerti Beqirajn.

Pati aludime të ndryshme rreth kësaj marrëdhënie, por duket se është më e fortë si kurrë.

Një nga ndjekësit e ka pyetur partnerin e ish-banores së Big Brother se përse janë ndarë, teksa nuk mungoi një përgjigje e menjëhershme.

Foto: Screenshot/Instagram

“Hahahah përgjithmonë”, ka qenë përgjigja me ironi e tij.

I njëjti iu përgjigj edhe një tjetër ndjekësi që i tha se si është njohur me bukuroshen nga Drenica.

Foto: Screenshot/Instagram

“Në Instagram më së pari, aty ku ia kam nis me shkru tani jemi takuar në Prishtinë”, u shpreh ai.

Të njëjtit veç lidhjes emocionale thuhet se kanë edhe një biznes së bashku. /Telegrafi/

Lexo gjithashtu
Total
0
Share