Përzgjedhja e drejtorit të ri të shkollës fillore, “Bashkim Vllazërimi” të fshatit Konjare e Mesme, ka shkaktuar tensione në Komunën e Petrovecit. Drejtori aktual, Sali Buzaku të cilit mandati i përfundon në muajin shkurt të 2025-tës akuzon kryetarin e komunës për presion ndaj këshillit të shkollës për përzgjedhjen e bërë sipas ligjit.
Thotë se në thirrjen publike që është bërë nga shkolla kanë konkuruar dy kandidat, por njëri nga kandidatët nuk ka plotësuar kushtet ligjore për kandidim. Por I njejti me përktahjen kryetarit të Komunës së Petrovecit tani më është përzgjedhur për drejtor.
“Kryetari i Komunës së Petrovecit i ka dhënë vendim, Mirzat Shumanit që “ti je drejtor prej dje”. A edhe unë e kam vendimin deri në shkurt, mua nuk më ka shkarkuar, faktikisht ne tash jemi dy drejtora. Un jamë drejtor dhe ai është drejtor. Merre me mend, kjo është absurd. Sipas ligjit për shkollë fillore dhe ligjin për zgjedhjen e drejtorit të shkollës, kandidat është Ardian Buzaku, I cili i plotëson kushtet. Sipas asaj që kanë konkuruar, zotëriu Mirzat Shuman nuk i plotëson kushtet sepse nuk ka document valid për njohjen e gjuhës Angleze” – tha Sali Buzaku, drejtor aktual.
Por të kundërtën e kësajë e thotë, Borce Mitevski, kryetar i Komunës së Petrovecit, i cili në një prononcim për Klan Maqedoni akuzon drejtorin se ka familjarizuar shkollën dhe thotë se kandidati i dytë që permendet nga drejtori është pikërisht djali i tij.
Shton se në shkollën në fjalë që e udhëheq për pesë mandate Sali Buzaku ka punësuar aty, bashkëshorten, djalin po edhe nusen e djalit të tij.
Thotë se për emrimin e Shumanit si drejtor ka vendosur këshilli i Shkollës dhe akuzon drejtorin aktual se ka uzurpruar zyrat dhe nuk i dorëzon vulat e shkollës.
“Këshilli i shkollës e kontrolli të gjithë procedurën, erdhi edhe përfaqësuesi i Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës, zhvilloi intervistë me kandidatin që pritet të bëhet drejtor, Mirzat Shuman , pas asaj kishte edhe votim dhe këshilli i shkollës me 5 vota për, kishte edhe procesverbal që erdhi në Komunë. Sipas Ligjit, në moment kur emrohet drejori i ri në mënyrë automatike i vjetri duhet të dorëhiqet, unë sot e njoftova edhe kontabilisten e shkolles sepse kemi problem, drejtori i vjetër nuk i dorëzon vulat që drejtori i ri të mund të dorëzojë nënshkrimin në bankë në formë elektronike që të mund edhe zyrtarisht ta merr detyrën, tash ish drejtori bën obstruksione dhe nuk i dorëzon vulat” – tha Borce Mitevski, kryetar i komunës Petrovec.
Mitevski siguron se dokumenti për njohjen e gjuhës angleze që e ka dorëzuar Shuman është valid edhe pse për të njejtin Sali thotë se nuk mund të pranohet. Ndryshe, drejtori Sali Buzaku njoftoi se për këtë rast e ka njoftuar edhe ant-korrupsionin po edhe organet tjera të rendit po edhe inspektoratin e arsimit dhe se sipas tij, emrimi i Shumanit drejtor në këtë shkollë është bërë në mënyrë të paligjshme. /tvklan.mk/