Një ari që ishte futur në një supermarket në Japoninë veriore është kapur dy ditë pasi sulmoi një punëtor, i fundit ky në një mori takimesh mes arinjve dhe njerëzve në vend.
Ariu hyri në dyqan në Akita City të shtunën dhe sulmoi një punonjës 47-vjeçar, i cili pësoi një lëndim të lehtë në kokë, tha policia, raporton CNN, transmeton Klankosova.tv.
Kaluan edhe dy ditë para se autoritetet të ishin në gjendje të kapnin kafshën në kurth – dhe në atë kohë ariu grabi seksionin e mishit dhe dëmtoi disa rafte, tha policia, duke cituar menaxherin e dyqanit.
Sulmet e arinjve janë në rritje, veçanërisht në Japoninë veriore, ku vargmalet dhe shkurret frojnë një habitat ideal. Në këtë vegëz mund ta gjeni videon ku shfaqet ariu.