Bekteshi: Iu dogj lokali këshilltarit të BDI-së i cili doli kundër mësimit të gjuhës ruse në shkollat e Kumanovës

Ish-ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi në emisionin Klan Debat në televizionin Klan Macedonia tha se djegia e lokalit të këshilltarit të BDI-së në Kumanovë mund të ketë prapavije për inate politike, pasi po i njejti ka reguar kundër vendosjes së gjuhës ruse në shkollat fillore të Kumanovës.

“Nuk është djegur vetëm një lokal në Kumanovë, mirëpo është pikërisht lokali I një këshilltari të BDI-së, Fitor Jakupit, në qytetin e Kumanovës. Nëse dalin tash deklarata nga MPB se qenkan bërë për pastrimë hesapesh, atëherë le të dalin dhe të tregojnë se për çfarë hesapesh po bëhët fjalë”, tha Bekteshi.

Bekteshi i quajti shqetësuese edhe thirrjet anti-shqiptare nga huliganët.

“Z.Fitor Jakupi reagoi ashpër ndaj kryetarit të Kumanovës për gjuhën ruse që të bëhet pjesë e shkollave fillore në Kumanovë dhe pikërisht po të njejtit këshilltarë ia ndezin dyqanin dhe padyshim kjo është nxitje, sepse po shihim që edhe huliganët po bëjnë thirrje anti-shqiptare”, deklaroi Bekteshi.

Ai shtoi poashtu se deklarata e ministres së MASH-it, Vesna Janevska është ofenduese ndaj shqiptarëve dhe se duhet dënuar nga VLEN-i. /tvklan.mk

Lexo gjithashtu
Total
0
Share