Shkollat e Çellopekut të Tetovës/ Zbarkon inspektorati i Arsimit – BDI me akuza për standarde të dyfishta!

Inspektorati i Arsimit ka zbarkuar në Shkollën Fillore të Çellopekut të Tetovës. Ata shoqëroheshin edhe nga pjesëtarë të policisë.

Janë duke inspektuar nëse në këtë shkollë janë keqpërdorur fëmijët dhe nëse janë përcjellë mesazhe urrejtjeje, gjatë shfaqjes së përgatitur për 28 Nëntorin.

Drejtori i shkollës fillore “7 Marsi” ,Jasin Reka, deklaroi se shfaqja nuk ka patur prapavijë politike. Bëhet fjalë për një manifestim sikurse në shumë shkolla tjera të vendit.  

“Është shfaqe fëmijësh, dhe asgjë më tepër, nuk ka pasur as prapavij politike nuk ka patur as për përcjellje ndonjë mesazh ndarjeje apo lufte mos dhashtë Zoti dmth thjesht ka qenë një shfaqe për fëmijët një manifestim gjegjësisht një shënim të datave historike të shqiptarëve që tradicionalisht festohet jo vetëm në shkollën tonëe por në gjitha shkollat mos them tash Maqedonisë” – tha Jasin Reka.

Reagojnë nga BDI-ja. Këtë veprim të autoriteteve e quajnë “Standarde të dyfishta në arsim, duke parashtruar pyetjen “Pse disa manifestime kulturore janë krenari, e të tjerat provokim?

Ka pasuar edhe reagimi nga BDI, ku këtë gjest të qeverisë e quajnë si sulm ndaj fëmijëve shqiptar dhe shtojnë së kur në një shkollë të maqedonasve vishen uniforma të komitëve dhe bëhen përshëndetje ushtarake, nuk kishte asnjë reagim, por kjo siç thonë, është vazhdimsi e politikave antishqiptare që po zbatohet muajt e fundit.

“Por kur në një shkollë maqedonase në Aerodrom, fëmijët veshën uniforma të Komitëve dhe bënë përshëndetje ushtarake, nuk pati asnjë reagim. Në atë kohë, Bashkimi Demokratik për Integrim nuk lejoi dhe si do të lejojë që aktivitete të tilla të shndërrohen në një vegël për tensione ndëretnike apo të përdoren për ndarje në shoqëri. Asokohe, përkundër dallimeve, nuk e kemi parë të nevojshme që fëmijët të jenë pjesë e konfliktit politik apo etnik” – thonë nga BDI.

 Ndërkaq Ministrja Janeva thotë se pret që inspektorati të kthehet nga terreni për informacionet e para, ndërsa është përgjigjur ndaj reagimit të BDI-së.

“UCK dhe emblema e UCK-se për shtetin tonë nuk do të thotë asgje, në këtë shtet, lufta, konflikti kush si të dëshiron le ta quaj shkakton viktima në të gjithë anët, të gjithë nënat qajnë njësoj. Komitët janë pjesë e historisë së shtetit tonë , komitët i mësojnë në programet mësimore. Komitë ishin, Maqedonasit, Shqiptarët Turqit dhe etnitetet tjera. Maqedonasit, shqiptarët, turqit, romët vllehët, serbet kanë luftuar në luftën e dytë botërore kundër armikut të përbashkët, ne këta njerëz duhet ti nderojmë- tha Vesna Janeva

Ndryshe, pas festës së flamurit, Ministra Janeva tha se ka dërguar inspektorat për kontrolle edhe në shkollat e Strugës, Cairit dhe dy shkollave në qytetin e Tetovës.  /tvklan.mk/

Lexo gjithashtu
Total
0
Share