Pjesa më e rëndësishmja e që vlen për amvisëritë dhe për shumicën e konsumatorëve të vegjël në pjesën e tarifës së rrjetit, si dhe në transmetimin dhe shpërndarjen kemi një ulje prej 7%, kështu deklaroj Marko Bislimovski , kryetar i Komisionit Rregullator për Energjetikë, I cili njoftoi rreth formimit të çmimit të ri të energjisë elektrike i cili duhet të hyjë në fuqi nga 1 janari 2025.
“Një pjesë e tarifës së rrjetit që paguajnë familjet dhe 90% e konsumatorëve të vegjël ulet me 7%. Pas marrjes së këtyre vendimeve, EVN Home si furnizues universal do të dorëzojë për kontroll çmimet për amvisëri dhe konsumatorë të vegjël” – tha Bislimovski.
Bislimovski bëri të ditur që për sa i përketë çmimit mesatarë, çmimi i transmisionit të energjisë elektrike në MEPSO, rritet për 5.68 përqind, ndërsa siç shtoi ai, nuk pritet rritje e madhe e çmimit mesatarë të rrymës për amvisëritë, gjegjësisht jo më i lartë se një përqind.
“Për sa i përket çmimeve mesatare, çmimi i transmisionit të energjisë elektrike në MEPSO rritet për 5.68%, ku ndikimi në çmimin përfundimtar është 4%. Çmimi i shpërndarjes ulet me 5.52%, dhe ndikimi në çmimin përfundimtar është 33%. Çmimi i operatorit të tregut rritet me 19.8%, ku ndikimi është shumë i vogël dhe arrin në vetëm 0.19%”.Pra, pjesa e tarifës së rrjetit që paguajnë familjet dhe 90% e konsumatorëve të vegjël, e theksoj edhe një herë, ulet me 7%” – tha Bislimovski.
Bislimovski po ashtu deklaroj që është zvogluar tarifa e rrjetit, nga ku disa kompani kanë fitim më të madh, ndërkaq çmimi përfundimtar, se sa do të jetë rritja minimale e pritshme, do të dihet në fund të dhjetorit. /tvklan.mk/