Digjet vetura e Prokurorit Xhelal Bajrami

Sot në orët e mëngjesit në Kumanovë është djegur edhe vetura e Prokurorit Xhelal Bajrami, ku sipas informacioneve të para jozyrtare persona kanë përdorur paisje për bllokim të kamerave.

Siç njoftoi Klan Maqedoni mëngjesin e sodit se një rast tjetër i djegies së zyrës ishte ajo e Fitor Jakupit, këshilltarit të BDI-së në Kumanovë ku disa persona të panjohur ia kanë vënë flakën zyrës së tij.

Këtë ai vetë e konfirmuar në rrjetin social facebook ku shkruan:

“Ju informoj se sot në orët e hershme diku afërsisht orës 3:05 të mëngjesit nga dora e zezë (të personave të panjohur) i’u është vënë flaka zyrës time private në Kumanovë” – shkruan Fitor Jakupi.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share