“Çka Ka Qëllu” ka marrë iniciativën të sjellë në Manhattan Dren Abazin, ikonën tonë të muzikës rock-alternative shqiptare, së bashku me bandën e tij Zig Zac, për një performancë speciale live më 28 Dhjetor.
Ky event, që zhvillohet gjatë sezonit festiv të Krishtlindjes dhe Vitit të Ri, synon të bashkojë gjeneratat të reja, më të vjetra dhe të gjitha të tjerat që ndajnë dashurinë për muzikën autentike rock dhe alternative. Për ta bërë mbrëmjen edhe më të veçantë, DJ i talentuar Secret 47 do të jetë gjithashtu pjesë e këtij eventi të paharrueshëm.