Shqiptarët në qytetin e Kumanovës ishin mbledhur për të shënuar Ditën e Flamurit.
Mirëpo, në mesin e shumë flamujve Kuq e Zi në simbolikë të festës, papritmas të njejtët u provokuan nga një flamur serb, i cili u shfaq në ballkonin e një banese pranë tyre, teksa personi i cili e vendosi flamurin qëndronte në ballkon duke shikuar.
Sipas burimeve që kanë arritur në Televizionin Klan Macedonia, qytetarët që janë akuzuar për provokim me flamurin serb, tashmë janë liruar nga akuza.
Kujtojmë se ky 28 nëntor u shënua me gjithsej 17 arrestime të personave që kanë djegur flamurin e shtetit të Maqedonisë së Veriut.
Ministri i MPB-së, Pançe Toshkovski tha se shumica prej tyre kanë qenë të mitur, teksa nga BDI reaguan për trajtim selektiv të rasteve, pasi janë arrestuar vetëm shqiptarët për përdhosje të flamurit, por jo edhe maqedonasit që dogjën flamurin shqiptar. /tvklan.mk